“Ethet e arit mbretërojnë sërish”/ Analiza e DW: Metalet e rralla, Brazili si zëvendësim për Kinën?
Brazili po sheh një epokë të re për pasuritë e tij minerale. Këtë herë, jo për ar, kafe apo gomë, por për arin e epokës së inteligjencës artificiale dhe energjisë së rinovueshme: metalet e rralla të tokës. “Projektet e ardhshme të mëdha të metaleve të rralla do të jenë në Brazil”, thotë gjeologu Andrew Tunks, drejtor ekzekutiv i kompanisë australiane minerare Meteoric Resources. “Nuk e di se sa kohë do të duhet, por […]